10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKremlini: Vendimi i BE-së për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë tentativë për të...

Kremlini: Vendimi i BE-së për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë tentativë për të “ngacmuar” Rusinë

Peskov e përshkroi vendimin për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë si një “vendim absolutisht të politizuar”, duke shtuar se kjo lëvizje mund të “destabilizojë” BE-në.

Kremlini ka deklaruar se vendimet e Këshillit Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe për t’i dhënë statusin e kandidatit Gjeorgjisë, është një përpjekje për të “ngacmuar” Rusinë, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë për media tha se një veprim i tillë “bazohet kryesisht në dëshirën për të ngacmuar Rusinë edhe më shumë dhe për t’i armiqësuar këto vende ndaj Rusisë”.

Peskov e përshkroi vendimin për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë si një “vendim absolutisht të politizuar”, duke shtuar se kjo lëvizje mund të “destabilizojë” BE-në.

“BE-ja ka pasur gjithmonë kritere mjaft strikte për hyrjen dhe për momentin është e qartë se as Ukraina dhe as Moldavia nuk i plotësojnë këto kritere. BE-ja tashmë po kalon kohët jo më të mira në historinë e saj për sa i përket funksionimit të këtij unioni dhe nga pikëpamja ekonomike”, tha Peskov.

Ai shtoi se Moska po vëzhgon nga afër zhvillimet në këtë drejtim.

Dje, Këshilli Evropian hapi rrugën për zgjerimin e bllokut 27 anëtarësh duke njoftuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe duke i dhënë statusin e kandidatit Gjeorgjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments