3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKremlini: Situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të...

Kremlini: Situata në Evropë do të përkeqësohet, nëse Ukraina merr garanci të sigurisë

Kremlini ka reaguar ndaj bisedimeve për garanci të mundshme të sigurisë nga Perëndimi për Ukrainën, duke paralajmëruar me përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Evropë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën “do t’i shkelnin parimet e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe se nuk duhet të bëhen “në kurriz të nevojave të Rusisë”.

“Sipas mendimit tonë, kjo do të çojë vetëm në përkeqësimin e situatës së sigurisë në kontinentin evropian”, tha Peskov të hënën.

Rusia ka pretenduar vazhdimisht se siguria e saj kërcënohet nga synimet e Ukrainës për t’u afruar më Perëndimin, përfshirë duke iu bashkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

NATO-ja ka argumentuar vazhdimisht se aleanca nuk përbën aspak kërcënim për Rusinë.

Ukraina shpreson se do t’i nisë bisedimet këtë javë me Shtetet e Bashkuara për garancitë e sigurisë, para se t’i bashkohet NATO-s më vonë.

Shefi i Zyrës së Presidencës në Kiev, Andrri Yermak, tha të dielën se SHBA-ja ka bërë premtime konkrete dhe afatgjate për ta ndihmuar Ukrainën në luftë kundër pushtimit rus tani dhe për ta parandaluar agresionin e Rusisë në të ardhmen.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments