13.2 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaKremlini përgjigjet: Nuk i takon Biden të vendosë Presidentin e Rusisë

Kremlini përgjigjet: Nuk i takon Biden të vendosë Presidentin e Rusisë

Kremlini ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Joe Biden në Varshavë. Moska ka thënë se nuk i takon Joe Biden që të vendosë nëse Vladimir Putin qëndron në pushtet.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha më herët Presidenti Biden.Sipas Reuters, një zëdhënës i Kremlinit u përgjigj duke thënë: Nuk i takon Biden të vendosë. Presidenti i Rusisë është i zgjedhur nga rusët.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha gjatë ditës së sotme se Biden nuk bëri thirrje për ndërrim regjimi, por donte të dilte në përfundimin që Putin nuk mund të lejohet që të ushtrojë pushtet mbi fqinjët ose në rajon.

Biden pati një fjalim në Varshavë ku u takua me ministra të qeverisë ukrainase dhe refugjatë që kalojnë përmes kufirit të Polonisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments