4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKrahu i djathtë i Mickoskit, i emëruar drejtor nga Taravari largon katër...

Krahu i djathtë i Mickoskit, i emëruar drejtor nga Taravari largon katër shqiptarë nga puna

Hakmarrja politike dhe largimi i shqiptarëve nga puna në sektorin shëndetësorë vazhdon, edhe pse nevoja për infermiere dhe personel mjekësorë ka në pothuajse çdo spital shtetërorë.

Burimet e in7 nga Spitali Shtetërorë thonë se ditën e sotme drejtori maqedonas i Kirurgjisë Torakale i emruar nga ana e ministrit Arben Taravari ka larguar nga puna tre motra medicinale të cilët kanë qenë të kontraktuar nga spitali.

Vendimi për tre infermieret është marrë ditën e sotme dhe në të njëjtën kohë u është thënë në formë direkte, gojore dhe jo vendim me shkrim.

Burimet tona thonë se infermiereve të larguara u është thënë që nga nesër të mos vijnë në punë, nën arsyetimin se dikasteri, drejtoria nuk ka mjete të mjaftueshme për ti paguar.

Veç tre motrave medicinale, nga puna është larguar gjithashtu edhe një shqiptar që ka qenë i angazhuar si personel ndihmës. Burimet thonë se këto nuk do të jenë largimet e fundit dhe se pritet që të largohen edhe personeli tjetër që ka mbetur i angazhuar nën kontratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments