6.9 C
Tetovo
E shtunë, 31 Janar, 2026
BallinaLajmePrishtinë/KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

Prishtinë/KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025

 Pas një odisejade të gjatë të numërimit dhe rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka treguar për rezultatin e përfundimtar të zgjedhjeve dhe për ulëset në Kuvendin e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.10% të votave, duke siguruar 487,077 vota dhe 57 ulëse në Kuvend.  Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 20.19% të votave ose 192,434 vota, duke fituar 22 ulëse. Lidhja Demokratike e Kosovës zë vendin e tretë me 13.24% të votave ose 126,163 vota, që i japin 15 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.50% të votave, pra 52,423 vota, përkatësisht 6 ulëse. Lista Serbe ka siguruar 4.49% të votave, ose 42,759 vota, duke fituar 9 ulëse.

“…Nisma Socialdemokrate 1.59%, Kosovah Demokratik Türk Partisi 0.57%, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 0.51%, Koalicija Vakat 0.42%, Nova Demokratska Stranka 0.41%, Inicijativa E Re Demokratike e Kosovës 0.21%, Socijal Demokratska Unija 0.27%, Partia Liberale Egjiptiane 0.24%, P-S-A 0.22%, P-A-I P-D-A-K L-P-P 0.21%, Jedinstvena Goranska Partija 0.16%, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës 0.12%, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 0.10%, Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar 0.10%, Fjala 0.09%, Iniciativa Qytetare për Kosovë 0.08%, Kosovski Savez 0.06%, Nexhmedin Sejdillar 0.03%, Kosovaki Nevi Romani Partia 0.02%”, tha Radoniqi.

Për çështjen e KDTP-së e cila ka dy ulëse, foli edhe Sami Kurteshi i LV-së. Ai tha se zgjedhja e dy kandidatëve për deputet nga KTDP-ja është e jashtëligjshme dhe nuk do ta votojë.

“Sa i përket çështjes së KTDP e kemi diskutuar këtë çështje, po ligji thotë, por sipas meje dhe Kushtetueses kemi të bëjmë me dy ulëse, ku në Kuvend kërkohet plotësimi i kuotës gjinore. Këtë çështje e ka trajtuar Kushtetuesja në një vendim të kaluar. Propozoj që pas shpalljes këtë çështje ta ushtroni me ankesë…pjesa tjetër i mbetet KTDP në PZAP”, tha Radoniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments