8.6 C
Tetovo
E shtunë, 10 Maj, 2025
BallinaLajmeKQZ regjistron PS dhe Partinë e Lirisë për “14 Majin”, Celibashi: Do...

KQZ regjistron PS dhe Partinë e Lirisë për “14 Majin”, Celibashi: Do shqyrtojmë kërkesat e dy grupimeve të PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për regjistrimin e subjekteve më të mëdha në vend për zgjedhjet e 14 majit. Pas shqyrtimit të kërkesave, janë regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.

Pas vendimit të KQZ për këto dy parti, nisi dhe shqyrtimi i dy kërkesave të dy grupimeve të PD, ai i drejtuar nga Sali Berisha dhe ai i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka marrë autorizim nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha. Celibashi tha në fjalën e tij se do të shqyrtohen të dyja këto kërkesa, ndërsa më pas do të vendoset se kush e ka tagrin për t’u regjistruar si PD.

DISKUTIMET
Përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Indrit Sefa:
 Dokumentacioni është i rregullt, është marrë vendimi nga gjykata dhe unë jam si përfaqësues i PD.

Celibashi: Që mos të kemi asnjë lloj keqkuptimi nga çdo pikëpamje, neni për regjistrin e kërkesës. KQZ ka dy kërkesa. Një kërkesë vjen nga zoti Berisha, që thotë; jam kryetar i PD dhe kërkon të regjistrohet. Kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti Basha, përmes përfaqësimit përmes jush. Ne jemi në shqyrtim të kërkesës për të regjistruar PD, Në këtë shqyrtim do të shohim se i kujt është tagri për të përfaqësuar këtë parti. nëse është tagër i Berishës apo i Bashës. Nuk do të vendosim në këtë moment asgjë. Është natyrshëm që nga pikëpamja procedurale do dëgjojmë kërkesën. Në vlerësimin e kësaj dëgjese do themi se kush është ai që ka tagrin për të paraqitur kërkesën.

Sefa: Për çdo vendimmarrje i dërgohet nga komisioneri një projektvendim paraprak. Ky projektvendim i komunikohet palëve. Ne jemi të gatshëm kurdo që të bëjmë debatin publik.

Celibashi: Nuk dua të bëj debat publik, se nuk është në tagër të komisonerit. Kjo është e thjesht. S’mund të them paraprakisht pa e shqyrtuar këtë çështje se kujt i takon kjo e drejtë.

Ledio Nuraj i përfaqësues i Berishës: Basha nuk është më kryetar i PD. Është shkarkuar nga anëtarësia në kuvendin e 11 dhjetorit. Dhe vetë zotëria ka bërë një akt publik duke dhënë dorëheqjen në mënyrë publike. Këto ndryshime nuk kanë arritur të bëhen në regjistrin e partive politike. Ne kërkojmë të regjistrohemi si subjekt për zgjedhjet e 14 majit. Të mos ngelet e paregjistruar partia opozita më e madhe në vend.

Franci Nuri, përfaqësues i Berishës: Do jenë dy dosje për PD. Gjykojmë që dosja jonë është e plotë. Basha është i dorëhequr, vetë e ka pranuar. PD e përfaqësuar nga Berisha i ka të gjitha tagrin për tu regjistruar. Kemi rastin e bindes demokratike, që KQZ e ka regjistruar pa kaluar afati prej 15 ditësh.
Ne gjykojmë që KQZ i ka të gjitha mjetet që të shkojë përtej germës së ligjit dhe të shkoje drejt të vërtetës dhe gjykojmë se partia e përfaqësuar nga Berisha të regjistrohet.

Dje në mbledhjen e drejtuar nga Celibashi janë regjistruar 42 subjekte.

Çështje për shqyrtim rishtas

“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Bindja Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
“Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.
Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 79, datë 1.3.2023, të Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, “Për akreditimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.

Dje u shqyrtuan edhe kërkesat e partive politike dhe komiteteve nismëtare, për regjistrimin si subjekte zgjedhore në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.
Komisioneri vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore:
1. “Partia Socialdemokrate”;
2. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”;
3. “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”;
4. “Partia e Gjelbër”;
5. “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”;
6. “Partia Ora e Shqipërisë”;
7. “Partia Kombëtare Konservatore Albania”;
8. “Aleanca Arbnore Kombëtare”;
9. “Partia Demokristiane e Shqipërisë”;

10. “Partia Emigracioni Shqiptar”;
11. “Partia Komuniste e Shqipërisë”;
12. “Partia Qytetare Shqiptare”;
13. “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA”;
14. “Partia Republikane Shqiptare”;
15. “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
16. “Partia Shqiptare Atdheu”;
17. “Partia Uniteti Kombëtar”;
18. “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”;
19. “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”;
20. “Lëvizja Punëtore Shqiptare”;

21. “Nisma Thurje”;
22. “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”;
23. “Balli Kombëtar Demokrat”;
24. “Partia Konservatore”;
25. “Lëvizja e Re”;
26. “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”;
27. “Aleanca Demokracia e Re”;
28. “Partia Balli Kombëtar”;
29.“Partia Demokracia Sociale”;;

30. “Personat me Aftësi të Kufizuar”;
31. “Aleanca Demokratike Shqiptare”;
32. “Lëvizja e Legalitetit”;
33. “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”;
34. “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”;
35. “Bashkimi Liberal Demokrat”;
36. “Ardhmëria Shqiptare”;
37. “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”;
38. “Partia Fryma e Re Demokratike”;
39. “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”;
40. “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
41. “Fronti i Majtë”;
42. “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;

43. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Eduart Muhamet Nallbani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë;
44. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljan Gjergji Nastu, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Korçë;
45. Komiteti Nismëtar, që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Ismail Bujar Jakupi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Durrës;
46. Komiteti Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Lazjon Vangjel Petri, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Korçë.

(BalkanWeb)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments