Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e përbashkët para mediave me nënkryetarin e Komisionit Europian, Xhozef Borell ka njoftuar se nesër do të dërgojë thirrjen deri te liderët e partive parlamentare për takim liderësh.
Takimi siç bëri të ditur Kovaçevski do të mbahet të hënën dhe në të do të diskutohet për eurointegrimet, për zgjedhjet dhe për Kodin Zgjedhor.
“Ju njoftoj që nesër do të dërgohet thirrje për takim liderësh deri te të gjithë kryetarët e partive parlamentare politike si dhe deri te kryetari i Kuvendit. Takimi do të caktohet për të hënën dhe në të njëjtën do të bisedohet për eurointegrimin e Maqedonisë, për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së”, tha Kovaçevski.