5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski thotë se nuk pranon kërcënime! Kritikon VMRO-në, Qytetin e Shkupit dhe...

Kovaçevski thotë se nuk pranon kërcënime! Kritikon VMRO-në, Qytetin e Shkupit dhe komunën e Tetovës

Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit tha se nuk pranon kërcënime, përcjell TV21. Kjo përgjigje erdhi pasi lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski gjatë ditës së djeshme paralajmëroi protesta dhe bllokadë totale nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kovaçevski në përgjigjen e tij tha se VMRO-ja ka bllokuar komunat që drejton që nga dita që i ka fituar, ndërkaq kritikoi edhe Qytetin e Shkupit dhe komunën e Tetovës.“Unë si njeri edhe politikan, nuk pranoj kërcënime. E dyta, ajo që ata do të bllokojnë komunat, e pamë prej ditës së parë kur i fituan komunat si kryetar komunash nga VMRO-DPMNE. Shohim që në rajone të caktuara në Shkup tashmë nuk ka transport me autobus, shohim se në Tetovë nuk u miratua as llogaria përfundimtare dhe shohim se në të gjitha qytetet ku pushteti e dënoi VMRO-DPMNE-në, pas fotografimeve fillestare në hotele të shtrenjta, ku u promovuan realizimet e projekteve të lëna kryesisht nga LSDM dhe BDI, tashmë nuk ka as fotografime në hotele e nëpër tapete të kuqe, pse, sepse nuk ka projekte të reja”, tha mes tjerash Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments