10.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të...

Kovaçevski thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese, Mickoski këmbëngul për zgjedhje të parakohshme

Ndryshimet Kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në parlament, aty edhe ku e kanë vendin. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se është prioritet i çdo deputeti që të mbështesë këtë proces dhe të sigurojë vazhdimin e integrimit europian të vendit duke hapur kapitujt, dhe duke i dhënë fund negociatave deri në vitin 2030.

“Procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk ka të bëjë me mandatin e Qeverisë, por me integrimin evropian të shtetit dhe është obligim i çdo partie politike që të mbështesë integrimin evropian. Kur ndryshimet e Kushtetutës do të shqyrtohen nga Qeveria, ato do të shpallen dhe bëhen publike dhe atëherë të gjithë qytetarët tanë do të mund të sigurohen që këto janë ndryshime teknike, me të cilat diçka që tashmë është fakt në Kushtetutë, sipas deklaratave të disa ekspertëve më të mëdhenj juridikë në vend, do të futet në Kushtetutë shtesë në rubrikën “pjesë të kombeve të tjera që jetojnë në vend”,Kovaçevski.

Ndërsa, kreu i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE, Hrisitjan Mickoski, nuk heq dorë nga qëndrimi i tij se nën didaktin bullgar nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Ai tha se VMRO-ja pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të kërkojë që rrethanat të ndryshojnë dhe pastaj të hapen temat për ndryshime të mundshme kushtetuese.

Ne nuk bëjmë marrëveshje prapaskenash me askënd dhe asgjë, është vetëm një opsion në tavolinë, zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Pas atyre zgjedhjeve, qëndrimi ynë në lidhje me diktatin bullgar mbetet i pandryshuar, rrethana të tilla herë pas here në të ardhmen sa të jem unë kryetar i VMRO-DPMNE nuk do t’i pranojmë. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për të ndryshuar ato rrethana, të shohim se çfarë do të marrë ky popull dhe Maqedonia se shtet në formën e garancive”, tha Mickoski.

Ndrakaq, kryeministri është i vendosur që edhe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments