Pas takimit të sotëm me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të promovuar sigurinë, stabilitetin dhe përparimin në rajon, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës në Kosovë.
Në takim u fokusua siguria e Ballkanit Perëndimor si një nga prioritetet kryesore të NATO-s dhe përshkallëzimi i situatës kufitare mes Rusisë dhe Ukrainës. Stoltenberg tha se Aleanca garanton sigurinë e Maqedonisë së Veriut dhe se ruan qiellin maqedonas.
Kovaçevski, i cili është në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel që nga marrja e detyrës si kryeministër, tha se vendi, si një aleat i NATO-s, po i bashkohej thirrjeve ndaj Rusisë për të de-përshkallëzuar dhe rifilluar dialogun diplomatik.
“Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. “Si aleatë, ne jemi të fortë, të vendosur dhe të bashkuar në reagimin tonë,” tha Kovacevski.