Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Ageller.
“Në takimin Kovaçevski – Ageller, është diskutuar për prioritetet që duhet të përfundojnë këtë periudhë lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. SHBA-të janë partneri ynë i fortë në rrugën tonë drejt BE-së, duke na mbështetur, si shumë shtete tjera miqësore të BE-së. Në periudhën që vjen do të punojmë shumë, por mbi të gjitha palët e interesit në shoqëri duhet të marrim vendime vendimtare për të ardhmen prosperuese të qytetarëve dhe shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.