9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski pret zhbllokim të procesit, opozita nuk e sheh afër zgjidhjen e...

Kovaçevski pret zhbllokim të procesit, opozita nuk e sheh afër zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë të gatshme të tejkalojnë pengesat dhe të përmirësojnë raportet. Ky është mesazhi pozitiv që e përcjell kryeministri Dimitar Kovaçevski nga takimi me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

“Këtu në Bruksel i informova partnerët tanë të Bashkimit Evropian për progresin që kemi bërë së bashku me Republikën e Bullgarisë në thellimin e bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë. Angazhimi i të dy vendeve për të gjetur zgjidhje dhe për të intensifikuar dialogun është i qartë dhe i mirëpritur”, deklaroi Kovaçevski.

Opozita nuk është optimiste për zgjidhje të kontestit mes Shkupit dhe Sofjes. Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski thotë se Bullgaria nuk është aspak e gatshme për zgjidhje.

“Asnjë lëshim nuk do të bëjnë bullgarët. Ata nuk janë të gatshëm për reciprocitet për një pjesë të konsiderueshme të popullit maqedonas që jeton në fqinjin tonë lindor. E as nuk janë të gatshëm të heqin fusnotën poshtëruese për gjuhën maqedonase dhe të pranojë se është e ndarë dhe e ndryshme nga ajo bullgare. Thelbi është se ata duan të përpiqen të abuzojnë me pozitën e të qenit anëtar i BE-së për të na bërë të pranojmë se nga Mesjeta që nga Perandoria e parë Bullgare deri në vitin 1945 kemi një histori të përbashkët dhe kemi qenë një popull bullgar. Këtë nuk do ta pranojmë kurrë”, tha Mickoski.

Për opozitaren Aleanca për Shqiptarët, përpjekja e Kovaçevskit është një shëtitje tipike politike, gjegjësisht kamuflim politik. Naim Bajrami thotë se personat që janë dërguar për zgjidhje të kontestit lënë shumë për të dëshiruar.

“Këto fotografi që na paraqiten nuk mund t’i komentojmë ndryshe veç se një kamuflim politik, një marketing politik shumë i dobët nga ana e z.Kovaçevskit. Ju e dini mirë se sa i përket kontestit me Bullgarinë, qasja, serioziteti edhe përvoja e njerëzve që mundohen ta zgjedhin këtë çështje kaq delikate lë shumë për të dyshuar. Ndërsa Maqedonia e Veriut është duke shkuar edhe njëherë rrugës së ish-kryeministrit Zaev. Është një kamuflim i lehtë politik të cilin tani më qytetarët e kanë detektuar dhe asnjë arsyetim i tyre nuk pinë ujë”, vlerëson Bajrami.

Kryeministri Kovaçevski në Bruksel është takuar edhe me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen, para së cilës theksoi se në periudhën e ardhshme, gjatë kryesimit të Francës me BE-në, një nga pritjet kryesore është angazhimi i intensifikuar i Komisionit Evropian, për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit të zgjerimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments