Kryeministri Dimitar Kovaçevski e cilësoi si takim miqësorë atë të ish kryeministrit Zoran Zaev me kreun e Alternativës, Afrim Gashi.
“E komentoj si takim miqësor të njerëzve që kanë bashkëpunuar si pjesë e Qeverisë dhe është normale që njerëz që janë miq mes vete të kenë takime, ashtu siç unë kam pasur takime kur nuk kam qenë kryeministër, siç kam takime tani deri sa jam kryeministër dhe si do të kem takime tutje në karrierën time”, tha mes tjerash Kovaçevski.