Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, për MIA-në në përgjigje të pyetjes për hapjen e qendrës kulturore në Manastir, “Vanço Mihajlov”, tha se Qeveria dhe opinioni presin reciprocitet në qasje.
“Kjo është një figurë historike kontroverse, e cila në Republikën e Maqedonisë së Veriut përjetohet në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme të qytetarëve. Mirëpo, meqenëse kjo është një iniciativë civile, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilën ne jemi plotësisht në përputhje, projektet e tilla nuk i nënshtrohen mbikëqyrjes shtetërore”, tha kryeministri Kovaçevski.tv21
Kryeministri thekson se kjo qasje është diçka që ne si Qeveri qëndrojmë dhe do të vazhdojmë ta praktikojmë edhe në të ardhmen, sepse është shenja jonë edhe si shtet edhe si shoqëri.
Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe publiku mezi presin ditën kur te fqinjët tanë do të piqet koha kur ata qytetarë që kanë, për shembull, vetëdije maqedonase, do të mund të praktikojnë besimet në të njëjtën mënyrë të lirë”, thotë kryeministri Kovaçevski.