10.1 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiKovaçevski: Paga mesatare 30 mijë denarë – një hap larg

Kovaçevski: Paga mesatare 30 mijë denarë – një hap larg

everia e RMV-së është një hap nga përmbushja e plotësimit të një premtimi të rëndësishëm parazgjedhor – paga mesatare prej 30.000 denarë, shënoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, masat për rritje të pagave dhe politikat e mira ekonomike, mundësuan edhe në kushte të pandemisë dyvjeçare pagat vazhdimisht të rriten.

“Mbesim të përkushtuar në rritjen e të ardhura dhe mbështetje për të gjithë qytetarët. Përveç pagave rriten edhe pensionet, ndërsa sigurojmë edhe mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në kushte të krizës. Mbi 400 milion euro janë siguruar për masa të cilat vlejnë më shumë të ardhura dhe tejkalim më i lehtë i sfidave ekonomike me të cilat përballemi”, shënoi Kovaçevski në Fejsbuk.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë të cilat ishin publikuar sot, neto-paga e paguar mesatare mujore për punëtor në janar arrin 29.980 denarë dhe është për 6 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments