8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski në takim me Bërnz: Parimi im është zero tolerancë për korrupsionin

Kovaçevski në takim me Bërnz: Parimi im është zero tolerancë për korrupsionin

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me sekretarin e partisë për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiq, sot u takuan me ambasadoren e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërnz, me të cilën biseduan për disa tema aktuale me interes kombëtar për të dyja vendet, për bashkëpunimin, integrimet euroatlantike, për sfidat me krizën shëndetësore dhe energjitike, si dhe për proceset rreth formimit të qeverisë së re.

Siç kumtoi LSDM-ja, Kovaçevski e falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë qytetarët e saj dhe theksoi se si kryetar i LSDM-së dhe mandatar për të formuar qeverinë e re do të udhëhiqet nga parimet e unitetit, përgjegjësi, përkushtimit dhe efikasitet dhe këtë do ta kërkojë edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

“Qëndrimi dhe parimi im është zero tolerancë për korrupsionin në çdo nivel, veçanërisht për zyrtarët e lartë publikë. Për këtë qëllim do të fokusohem në forcimin e kapaciteteve të institucioneve që luftojnë kundër korrupsionit. Me efikasitet, përgjegjshmëri dhe përkushim”, theksoi Kovaçevski.

Sa i përket çështjes me Bullgarinë dhe integrimeve evropiane, Kovaçevski theksoi se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët për të hequr bllokadën dhe Maqedonia e Veriut të fillojë përfundimisht negociatat me BE-në, gjë që e ka merituar prej kohësh.

“I kemi plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave.  Mbetemi të përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Bullgarinë fqinje për të vazhduar rrugën tonë evropiane. Pas zgjedhjes për kryeministër, do ta ftoj zotin Petkov për vizitë në vendin tonë. Gjëja më e rëndësishme për ne është që së bashku me qeverinë bullgare të bëjmë një plan për heqjen e bllokadës sa më shpejt që të jetë e mundur, sigurisht me një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Ne duhet të qëndrojmë të përkushtuar dhe të angazhuar në biseda me një qasje të sinqertë. Nëse Qeveria e re bullgare ka të njëjtën qasje, besoj se është e mundur të gjendet një kompromis për çështjet e hapura”, tha Kovaçevski.

Ambasadorja Bërnz e uroi Kovaçevskin për zgjedhjensi kryetar i LSDM-së, duke thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë partneri më i madh strategjik i Maqedonisë së Veriut, si në zbatimin e reformave ashtu edhe në procesin e integrimeve evropiane, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments