23.4 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
BallinaLajmeKovaçevski në Samitin e jashtëzakonshëm, Maqedonia iu bashkëngjit vendimeve të NATO-s dhe...

Kovaçevski në Samitin e jashtëzakonshëm, Maqedonia iu bashkëngjit vendimeve të NATO-s dhe BE-së për pushtimin rus

Të gjithë aleatët e NATO-s janë bashkuar dhe do ta japim përkrahjen tonë për popullin ukrainas dhe do të mbetemi të bashkuar, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski para samitit të sotëm të jashtëzakonshëm të NATO-s ku diskutohet për pushtimin rus ndaj Ukrainës. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i Aleancës po e ndjek politikën e NATO-s dhe BE-së.Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s tashmë i ka harmonizuar politikat e saj të jashtme me ato të BE-së dhe i solli të gjitha vendimet që janë harmonizuar me ato të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së me qëllim që t’i pengojmë të gjitha sulmet e Rusisë së Putinit ndaj Ukrainës. Besojmë se zgjidhja paqësore është mënyra e vetme për përparim”.

Kovaçevski vlerësoi se pushtimi rus ndaj Ukrainës është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti të pavarur duke shkaktuar krizë të refugjatëve.

“Që ta ndihmojmë popullin ukrainas i sollëm të gjitha vendimet, që vendi ynë t’i pranojë refugjatët që do të kërkojnë strehim në vendin tonë. Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s ofroi ndihmë adekuate popullit ukrainas për shkak se tani është koha kur popullit të lirë ukrainas i duhet ndihma nga bota demokratike”.

Në lidhje me bisedimet e anëtarëve të NATO-s për përforcimin e krahut lindor evropian të Aleancës, Kovaçevski theksoi se në këtë Samit ndër të tjerash do të flitet edhe për këtë çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments