Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Bruksel mori pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, duke theksuar që Maqedonia e Veriut ka kryer detyrat e deritanishme në procesin eurointegrues.
“Pas skriningut të suksesshëm, procesi do të vazhdon dhe do të rezulton me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, vlerësoi Kovaçevski, duke shtuar që “është kryer me sukses procesi i skriningut që është pranuar nga BE-ja, por të gjithë e dij më q kemi edhe një obligim që duhet të kryhet dhe ajo varet nga ne”.
Ai foli edhe për mundësitë qe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ndajnë rrugët gjatë procesit eurointegrues.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku kanë filluar procesin e skriningut para një viti e gjysmë dhe çdo vend në bazë të përkushtimit të vet, sipas përputhshmërisë me Bashkimin Evropian po përparon në integrimin evropian”, deklaroi Kovaçevski.
Ndryshe, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz ka kërkuar heqjen e vetos për etapa të caktuara të zgjerimit. Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin në adresë të Greqisë, e cila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri.
“Vizioni i përbashkët për ardhshëm përfshin vlera të përbashkëta dhe përgjegjësi të përbashkët. Derisa e thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, ju bëjmë thirrje që të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshlm ndaj harmonizimit të plotë me politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë edhe masat restriktive të BE-së, si dhe të veprojnë në pajtueshmëri me të”, thuhet në draft-deklaratën.