6.3 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKovaçevski: Mos të harrojmë se norma bazë e TVSH-së është 18%! Çipsi...

Kovaçevski: Mos të harrojmë se norma bazë e TVSH-së është 18%! Çipsi nuk është i shëndetshëm

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se çmimet e produkteve bazë nuk janë prekur me ngritjen për 5%, respektivisht në gjithsej 10% të TVSH-së për disa produkte ushqimore, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se nuk duhet të harrohet fakti që norma bazë e TVSH-së është 18 për qind.

“Ka një numër të caktuar të produkteve që gjithashtu janë në normë preferenciale pre 10%, sepse mos të harrojmë, norma bazë e TVSH-së në shtet është 18%, ndërsa ne kemi listë shtesë të produkteve që janë në normë preferenciale prej 10%. Listë e produkteve që konsiderohen si luksoze dhe listë e produkteve që konsiderohen si produkte që nuk janë bazë në shumicën e amvisërive, disa prej tyre edhe jo të shëndetshme për banorët, siç është çipsi dhe produkte tjera të ngjashme për të cilat çdo mjek do të thotë se nuk është mirë të jenë pjesë e ushqimit të përditshëm, gjithashtu ndodhen në normë preferenciale prej 10%, jo në 18%”, theksoi Kovaçevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments