“Po punohet për të mundësuar një qasje të liberalizuar që çdo familje në vend të mund të instalojë sisteme fotovoltaike. “Së pari, tashmë është duke u përgatitur një ligj që do të lehtësojë procedurën për instalimin e sistemeve fotovoltaike në amvisëri dhe ndërtesa industriale, gjegjësisht në çatitë e tyre”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ai shtoi se ka plane që fuqia, e cila aktualisht është katër kilovat, të rritet në gjashtë kilovat për amvisëri, ndërsa për objektet afariste nga 20 kilovat pa licencë ekzistuese në 40 kilovat me person.
“Ne po bëjmë edhe ndryshime për t’u mundësuar distributorëve të energjisë elektrike që ta marrin atë energji nga amvisëritë me një çmim me të cilin distributori e merr energjinë nga furnizuesi shtetëror, gjegjësisht nga prodhuesi i energjisë”, tha Kovaçevski.