Supozime dhe spekulime janë informacionet në opinion se me Alternativën kemi biseduar për ndarjen e resorëve ose për emra të caktuar. Nuk kemi ardhur deri në atë nivel, por flasim për përgjegjësitë në qeveri për çështje të caktuara, ka thënë kandidati për kryetar të LSDM-së dhe zëvendësministër i Financave, Dimitar Kovaçevski.
Ai sonte ka qenë mysafir në TV Sitel, ku ka thënë se deri në fund të javës do të ketë edhe një ose dy takime. Në vazhdim janë konsultimet brendapartiake.
“Dje kemi pasur bisedime me Gashin dhe ekipin e tij, vlerësuam se është bërë përparim në harmonizimin e përcaktimeve programore të qeverisë së re të mundshme. I kemi shkëmbyer edhe mendimet tona lidhur me marrjen e përgjegjësive në qeveri që do të formohej nëse arrihet marrëveshje. Ka ngelur të realizohen bisedime përmes partive dhe të shohim edhe një herë ose dy deri në fund të javës. Në këtë moment aspak nuk ka qenë temë ndarja e resorëve dhe përcaktimi i emrave, ato që fliten në opinion janë supozime dhe spekulime”, ka thënë Kovaçevski dhe ka shfaqur shpresën se me Alternativën do të arrihet marrëveshje.
Sipas tij, kush do të jetë kryeministër së pari varet nga zgjedhjet brendapartiake në LSDM. Pastaj vijojnë bisedime dhe vendimi në trupat partiake. Pasi këtu do të definohet se cili është mandatari propozuar nga LSDM, duhet të kalohet edhe filtri i bisedimeve me partnerët e koalicionit. Në fund vjen votimi në Kuvend.
Ai ka thënë se ndaj Zaevit ka respekt të madh.
“Ai ka sjellë vendimet më të vështira në shtet duke iu falënderuar asaj që jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në hap deri në fillimin e negociatave me BE-në. Edhe gjatë paralajmërimit të dorëheqjes ai tha se do të mbetet kryeministër derisa nuk formohet shumicë parlamentare që do të mund të përballet me krizën energjetike, pandeminë dhe proceset integruese. Mbetja e tij në vendin e kryeministrit nuk do ta kufizojë në ditë, javë ose dy muaj për sa kohë që këto procese janë aktuale dhe derisa ai mund të ketë ndikim pozitiv mbi to”, ka thënë Kovaçevski.
Nëse zgjidhet kryetar i LSDM-së, ai tha se do të tentojë të identifikojë kuadrot më të mirë dhe të tërheq persona profesional nga jashtë si dhe njerëz nga diaspora nga sektori privat dhe shkenca që do të mund të marrin përgjegjësi në përballjen sa më efikase me sfidat, jo vetëm në nivel partiak por edhe institucional.
Për kontestin me Bullgarinë ai tha se është e angazhuar MPJ me pjesëmarrjen e kryeministrit dhe SÇE-së.