11.1 C
Tetovo
E diel, 11 Maj, 2025
BallinaLajmeKovaçevski-në Vjenë: Maqedonia e Veriut të vlerësohet ekskluzivisht sipas rezultatit, pa pengesa...

Kovaçevski-në Vjenë: Maqedonia e Veriut të vlerësohet ekskluzivisht sipas rezultatit, pa pengesa dhe kërkesa të reja politike

Do të japin gjithçka nga vetja që t’i zbatojmë të gjitha reformat dhe të gjitha hapat për të ardhmen evropiane të vendit, por në Bashkimin Evropian na nevojitet mbështetje e fuqishme, si dhe në institucionet evropiane dhe në Parlamentin Evropian, me qëllim që të mos lejohen rrethana të reja në formën e kërkesave të reja politike. Faktorët e vetëm sipas të cilëve duhet të vlerësohet Maqedonia e Veriut janë rezultatet dhe procedurat e përfunduara për procesin e skriningut dhe standardet.

Këtë e theksoi kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, i cili në kuadër të vizitës së tij të punës në Austri, mbajti ligjëratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë të Austrisë, ku në konferencë foli me temën “Fillimi i negociatave për anëtarësim. me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”.

“U zotova para qytetarëve të mi, para Kuvendit të Maqedonisë dhe para të gjithë Bashkimit Evropian se ne do t’i kryejmë detyrat e shtëpisë. Fuqishisht besojë në të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe jemi plotësisht të përkushtuar në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik. Megjithatë, ajo detyrë shtëpie duhet të verifikohet dhe konfirmohet në mënyrë përkatëse nga Bashkimi Evropian”, tha Kovaçevski.

Ai nënvizoi se rruga e gjatë duhet të ketë një fund të caktuar vetëm në bazë të asaj që është arritur. Asgjë më shumë, asgjë më pak.

“Shumë gjenerata të Maqedonisë së Veriut u rritën në pritje të datës kur do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, me shpresën se do të jetojnë në vendin e tyre me vlera evropiane”, theksoi kryeministri Kovaçevski në ligjëratën e tij, duke shtuar se është koha për rezultate, të mos ketë pengesa të tjera, shtesa, frenime, kërkesa politike apo kushtëzime të reja.

Kryeministri gjatë ligjeratës, u dërgoi një mesazh edhe kolegëve socialdemokratë dhe socialistë në kuadër të rrjetit të socialistëve evropianë, me të cilët, siç tha, “ndajmë të njëjtat vlera”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments