Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një reagimi në Facebook thotë se me refuzimin e propozimit të Qeverisë për rritje të pagave për 10 për qind në arsim, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po vë në rend të parë interesat personale, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se vazhdimi i grevës është në dëm të fëmijëve.
“Ky thjesht nuk mund të konsiderohet si qëndrim i arsyeshëm por presion i dukshëm me të cilin shihet qartë se SAShK-u vë interesat personale para atyre të fëmijëve. Qeveria po bën gjithçka që është e mundur për të ruajtur dialogun dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët, por kërkesat dhe qëndrimi i SASHK-ut janë krejtësisht të papranueshme. Vendi i fëmijëve është në shkolla dhe në këtë situatë vetëm SAShK dhe kryesia janë përgjegjës që ata nuk po e ushtrojnë të drejtën e arsimit”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.