2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Kemi një kornizë negociatore me detyrime konkrete për anëtarësim në BE

Kovaçevski: Kemi një kornizë negociatore me detyrime konkrete për anëtarësim në BE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka dashur të komentojë retorikën bullgare se Maqedonisë i duhen edhe shumë kushte të tjera për të vazhduar negociatat deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, fillimisht duhet të formohet një qeveri politike dhe më pas të komentohen deklaratat e tilla të politikanëve bullgarë.

“Në Bullgari janë duke u zhvilluar negociata për formimin e një qeverie politike. Sapo të formohet një qeveri politike, do të komentohen zhvillimet atje.

Ne kemi një kornizë negociatore me detyrime konkrete, të cilat duhet t’i përmbushim dhe të hapim kapitujt për vazhdimin e negociatave dhe vendosjen e një procesi që do të na anëtarësonte në BE deri në vitin 2030″, tha Kovaçevski.

Në periudhën e kaluar, politikanët bullgarë theksuan se Maqedonia po përballet me një rrugë me pengesa, ndërsa hapja e Kushtetutës është gjëja më e lehtë për t’u bërë. Më pas, sipas disa prej tyre, do të pasojnë kushte të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments