6.5 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiKovaçevski: Fabrika për automjetet elektrike nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore...

Kovaçevski: Fabrika për automjetet elektrike nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin derisa nuk fillojnë me aktivitetet

  • Fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

– Fabrika për automjete elektrike në zonën në Tetovë në pajtim me marrëveshjen nuk ka marrë asgjë si ndihmë shtetërore dhe nuk do të marrin ndihmë derisa nuk fillojnë me aktivitete, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Fabrika E-GO e cila nënshkroi marrëveshje për ndërtimin e fabrikës në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ka disa kërkesa të caktuara në pjesën e parcelës duke e pasur parasysh mënyrën në të cilën e organizojnë prodhimtarinë dhe prandaj janë bërë ndryshime urbanistike”, tha Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve se pse vonbon ndërtimi i fabrikës në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Asgjë nuk kanë marrë si ndihmë shtetërore, shtoi, pasi nuk kanë filluar me punimet ndërtimore, e as me prodhimin testues.

“Ndihmë shtetërore tek ne merret gradualisht dhe lidhet me realizimin e projektit”, potencoi Kovaçevski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments