6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKovaçevski: Është lajm i rremë se planifikohet shitja e një pjese të...

Kovaçevski: Është lajm i rremë se planifikohet shitja e një pjese të MEPSO-s

Kryeministri Dimitar Kovaçevski si lajme të rreme i vlerësoi pohimet se planifikohet shitja e një pjese të Operator sistemit elektrotransmetues të Maqedonisë – MEPSO.

“Ky informacion përhapet kryesisht nga mediat opozitare në shtet, ndërsa edhe partia opozitare kishte konferencë shtypi. Bëhet fjalë për pretendime të pasakta dhe për lajme të rreme, ndërsa për këtë kishte kumtesë edhe nga kompania shtetërore MEPSO e cila tha se as nuk kanë biseduar, as nuk bisedojnë, as nuk po negociojnë  me dikë për shitjen e një pjese”, tha Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Manastir.

Ai theksoi se është një kompani 100 për qind shtetërore dhe shtoi se Qeveria nuk ka pasur asnjë diskutim për shitjen e MEPSO-s.

“Pra, këto janë informacione që janë dezinformata në pjesën e MEPSO-s dhe Qeverisë”, thekson Kovaçevski.

Kur theksoi se informacionet për shitjen e MEPSO-s tek operatori grek i sistemit të transmisionit të energjisë elektrike vijnë nga mediat greke, Kovaçevski tha se ata kanë strategjinë e tyre dhe mund të kenë një strategji siç mund ta kemi ne.

“Nëse duan të blejnë aksion në një kompani tonën, atëherë ne jemi të interesuar të blejmë edhe portin e Selanikut”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se vendi ka marrë me qira kapacitet në terminalin e gazit në Aleksandropolis dhe se vendi nuk zotëron një pjesë të terminalit.

“Ne kemi shprehur vullnetin tonë për të qenë pjesë e Terminalit të Gazit përmes të cilit do të transportohet gazi LNG nga SHBA-ja dhe nga vendet e tjera që janë partnerë tanë. Për këtë qëllim, me vendim të Qeverisë, tashmë kemi marrë me qira sasi të gazit për nevojat e Maqedonisë së Veriut. Terminali i gazit ka pronarët e vet dhe nëse ndonjëri prej tyre ka ndërmend të shesë një pjesë të aksioneve që ka, shteti ynë është i gatshëm të blejë një pjesë të terminalit të gazit dhe të bëhet pjesë e strukturës së pronësisë”, ka thënë Kovaçevski në përgjigje të një pyetje dhe shtoi se pronarët e terminalit nuk e kanë marrë ende një vendim të tillë.

Lidhur me impiantin e madh të kongjenerimit të gazit që ndërtohet në afërsi të terminalit në Aleksandropolis tha se është në pronësi tërësisht private të investitorëve të cilët nuk janë nga vendi ynë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments