6.7 C
Tetovo
E shtunë, 25 Janar, 2025
BallinaLajmeKovaçevski dhe Bërnabiq: E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur

Kovaçevski dhe Bërnabiq: E ardhmja e Ballkanit të Hapur është e ndritur

E ardhmja e iniciativës Ballkani i Hapur është e ndritur, me projekte aktuale dhe të ardhshme të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë në rajon, thanë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Serbisë dhe Ana Bërnabiq., duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për mundësitë për zgjerim dhe projektet e ardhshme në kuadër të iniciativës, sot në afërsi të Preshevës afër kufirit të Maqedonisë së Veriut.

Për kryeministrin Kovaçevski e ardhmja e iniciativës është e ndritur dhe qëllimi përfundimtar, sipas tij, është heqja e kufijve si vende anëtare të BE-së.

“Ne ishim shtet e vetme që nuk kishim kufij, ndërsa tani jemi të vetmit në Evropë mes të cilave ekzistojnë kufij. Dhe qëllimi përfundimtar dhe angazhimi dhe synimi im personal është që Ballkani të jetë pa kufij. Nëse po pyesni për të ardhmen e Ballkanit të Hapur ka një të ardhme të ndritur, sepse një ditë të gjitha këto shtete do të jenë pjesë e BE-së dhe finalja e Ballkanit të Hapur do të jetë një ceremoni ku nuk do të promovojmë M-tag por në fund do të promovojmë heqjen e kufijve dhe atyre rampave që na ndajnë nga të dyja anët e kufirit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai përkujtoi se përmes iniciativës është bërë e mundur lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe mallrave. Paraprakisht, janë nënshkruar mbi dhjetëra marrëveshje që kanë mundësuar edhe aktivitetin aktual, kanë filluar kontrollet e trefishta fitosanitare, të cilat kanë mundësuar rritjen e disafishtë të tregtisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore. Sa i përket shkëmbimit të ekspertëve, profesionistëve, sipas Kovaçevskit, bëhet me lirimin e barrierave lidhur me njohjen e diplomave, për të cilat tashmë janë nënshkruar marrëveshje.

“Mundësia për punësim dhe për sigurimin e gjithçkaje që nënkupton punësimin e një të huaji në një vend tjetër pa në këtë rast procedurat që zgjasin siç zgjasin tre-katër muaj me vendosjen e sistemit të ri për të cilin tashmë po punohet dhe do të fillojë të funksionojë shumë shpejt. Zgjidhja softuerike tashmë ka përfunduar në shtet. Do të mundet çdo person nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut të regjistrohet në portalin e përbashkët elektronik, i cili ndërkaq lidhet me portalet kombëtare dhe më pas para se të gjejë një punëdhënës mund të vijë në shtet dhe ta bëjë në mënyrën më të mirë”, tha Kovaçevski dhe përkujtoi në rritjen shkëmbimit tregtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments