Dera për Alternativën mbetet e hapur, sepse ata janë pjesë e Qeverisë, këtë e tha sot mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse Alternativa do të del nga Qeveria, marrë parasysh se po i merren resore për partnerin e ri të koalicionit, Aleancën për Shqiptarë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se të gjithë partnerët e koalicionit dëshirojnë që Alternativa të mbetet në Qeveri, por që nuk përzihen në vendimin e vetë kësaj parite.
“Ne jemi dekord që duam që Alternativa të mbetet si pjesë e shumicës pariamentare dhe qeverisëse, duke marrë parasysh që bëhet fjaië për hyrje të një partneri të ri në koalicionin qeverisës, kjo do të thotë rritje të shumicës, kjo do të thotë edhe rreguilim i mandateve të deputetëve që do të jetë ndryshe nga rregullimi aktual, kjo do të thotë se partitë politike që janë pjesë e shumicës aktuale, duhet të bëjnë përshtatje të caktuara, me qëllim që të realizohet ky qëllim”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv2l.tv