Energjia elektrike tashmë do të paguhet edhe në veri, sikurse në gjithë Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri përmes një postimi në Facebook i cili bëri të ditur se kjo do të ndodh që nga sot.
“Përveç Liberalizimit të Vizave dhe Lëvizjes së pa penguar me targa të RKS, po e ndaj një sukses të jashtëzakonshëm në sektorin e energjisë. Me 1 janar 2024, duke filluar nga 00:01’, furnizuesi Elektrosever Sh.p.k, -kompani e licensuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës -ka filluar të nominoj energjinë për katër komunat e veriut. Pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri. Pas më shumë se 20 viteve, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet njësoj sikurse në pjesën tjetër të territorit të vendit”.
“Fotografia e parë (në të majtë) tregon periudhën rreth 1 orë para orës 12:00h, para fillimit të nominimit. Ndërsa fotografia e dytë (në të djathtë) tregon kohën diku rreth 6 minuta pas fillimit të nominimit. Vërehet menjëherë një nivel i devijimeve të pa qëllimshme dukshëm më i ulët, pra afër zero”, është shprehur ai.