27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaEkonomiKosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e varfra...

Kosto vjetore e jetesës është rritur me 9.4% për familjet e varfra në Maqedoni

Për rastin e Maqedonisë, rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Maqedoni u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023. Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit

Kosto e jetesës në Maqedoninë e Veriut dhe sidomos për të varfrit është rritur më shumë se sa tregon inflacioni, analizoi Banka Botërore në një studim për Vendet e rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore (Rajoni ECA). Në vitin 2023, Indeksi i Kostos së Jetesës për familjet e varfra u rrit me 9.4 për qind në Maqedoni. Të dhënat e Bankës tregojnë se këtë vit, varfëria relative me 6.7 dollarë në ditë përfshin më shumë se 23 për qind të popullsisë, shkruan gazeta KOHA. Për gati një të katërtën e vendit që jeton në varfri kosto e jetesës pas nisjes së luftës në Ukrainë është rritur ndjeshëm. Për rastin e Maqedonisë, rritja ka qenë më e lartë për të varfrit në raport me shtresën e mesme dhe atë të pasur. Kostot mesatare të jetesës në Maqedoni u rritën me 8.8 për qind në fillim të vitit 2023.

Për shtresën e mesme kostot u shtuan me 8.9 për qind dhe për të pasurit vetëm me 7.8, por për të varfrit rritja ishte me 1.6 pikë për qind më e lartë se për të pasurit.

Kostot e jetesës u vështirësuan kryesisht pas nisjes së luftës në Ukrainë. Më të varfrit dhe kryesisht ato që jetojnë në zona rurale u ndikuan më shumë. Ky trend ishte i dukshëm në shumicën e vendeve të Europës dhe Azisë, me përjashtim te Bjellorusisë, ku familjet më të pasura përjetuan inflacion më të lartë se familjet e varfra. Diferenca mesatare në normat e inflacionit ndërmjet familjeve më të varfra dhe më të pasura janë më të padukshme në vendet e zhvilluara të BE-së se sa në vendet në zhvillim. Kjo tregon se fenomeni i pabarazisë në vendet në zhvillim po bëhet gjithnjë e më i mprehtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments