Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov është ndër personat e parë që komentoi vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë në të cilën refuzohen kërkesat e Jankullovskës, Gruevskit dhe Gjoko Popovskit që të mos shkojnë në burg për rastin ‘Tanku’.
“Është kohë për rend, drejtësi dhe disiplinë. Përgjegjësi për kriminelët duhet të ketë, ky është një fillim i mirë për të ndërtuar besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës”, shkroi Kostadinov.
Gjykata e Lartë tashmë vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin ‘Tanku’. Sipas këtij vendimi, ish-ministrja duhet ta vuajë dënimin prej 4 vjet në burg.
Jankullovska para një viti parashtroi kërkesë për t’u shqyrtuar gjykimi për rastin me blerjen e mercedesit prej 600 mijë eurove.