4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosovë, Specialja nis procedimin penal të një aktakuze të re

Kosovë, Specialja nis procedimin penal të një aktakuze të re

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë bërë të ditur se kanë nisur shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara po ashtu thuhet se tashmë pritet konfirmimi i aktakuzës nga Gjykata.

Më tej thuhet se përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale derisa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Ky është njoftimi i plotë i Dhomave të Specializuara

“Pas njoftimit të tij për nisjen e procedimeve penale në shkurt 2020, Prokurori i Specializuar e njoftoi sërish Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të enjten, më 23 prill 2020, se ka ndër mend të nisë procedim penal të ri para Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe kërkoi caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

Si rrjedhojë, në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren e Caktimit të Gjykatësve, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake për shqyrtimin e aktakuzës së re të paraqitur nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzës është konfidenciale, përveçse kur konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments