Policia e Kosovës në Gjilan Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve për ngritje të sigurisë në rrugë, me qëllim që për të kontribuar në uljen e aksidenteve të trafikut, mbrojtjes jetën e çdo pjesëmarrësi në trafik dhe thirrjes për respektimit të rregullave të trafikut nga të gjithë ngasësit, ka filluar me fushatë vetëdijësuese dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të bazuara në ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Policia në kuadër të kësaj fushate vetëdijësuese ka treguar gjobat që marrin shoferët të cilët e përdorin telefonin gjatë drejtimit të makinës.
Shoferit të mjetit me veprim motorik gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.
Dënohet me gjobë prej njëqind euro shoferi i cili për herë të parë vepron në kundërshtim me dispozitat të këtij ligji dhe i shqiptohet edhe një pikë negative.
Dënohet me gjobë prej dyqind euro shoferi i cili për herë të dytë vepron vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji dhe i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre muaj si dhe dy pikë negative.