Besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Kurban Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar kësaj feste, po mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Ritet për këtë festë nisën me faljen e namazit të sabahut që u bë në ora ora 4:32 minuta.
Namazi i Kurban-Bajramit është falur në orën 5:43 dhe i priu kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, Burhan ef. Hashani, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava./21Media