2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosova vishet kuqezi, festime në Prishtinë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosova vishet kuqezi, festime në Prishtinë për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosova feston sot krah për krah me Shqipërinë për 111-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

Prishtina por edhe qytete të tjera janë veshur me ngjyrat kuqezi të flamurit për të kremtuar 111-vjetorin e pavarësisë.

Sikurse duket në pamje, flamuri kuqezi valëvitet në çdo cep e në çdo godinë.

Shqipëria feston sot 111 vite Pavarësi! 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments