3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeKosova synon që të hyjë në BE për 9 vjet

Kosova synon që të hyjë në BE për 9 vjet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do ta ketë si objektiv që të hyjë në Bashkim Evropian për 9 vjet, aq sa është mesatarja e shteteve të pranuara deri tash. Të enjten ai ka thënë se Kosovën e presin shumë punë “si në shtëpi, ashtu edhe në fqinjësi”.

Në një intervistë për televizionin publik, në ditën kur Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE, Kurti ka thënë se Kosova synon mesataren prej 9 vjetësh si objektiv për pranim, ndërsa është shprehur optimist se rruga e Kosovës drejt BE-së do të jetë “e shpejt”.

“Jam më optimist se kurrë për shpejtësinë dhe integrimin dhe anëtarësimin BE në veçanti të Kosovës për vitet në vijim”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, Kosova dallon nga vendet tjera kandidate sepse “Kosova ka dy vjet që është shumë ma ndryshe”.

Ai është lavdëruar për ngritje në ranglistat botërore të sundimit të ligjit e ka thënë se tash përparimi i Kosovës po vlerësohet edhe nga Brukseli.

Kurti ka shtuar se pasi që Evropa ndodhet në luftë, BE-ja është duke e rimenduar veten dhe “rimendimi çon në drejtim të inkuadrimit, integrimit, anëtarësimit të përshpejtuar të të gjithë Ballkanit në BE”.

Megjithatë, ai s’e ka përjashtuar se Serbia mund të mos ketë synime për BE, por ka thënë se askush s’duhet të mbetet peng i kësaj.

“Ka mirëkuptim që ata që i përqafojnë me gjithë mend dhe praktikë vlerat evropiane të lejohen e ndihmohen për integrim”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shprehur bindjen se një marrëveshje Kosovë-Serbi do të mund të arrihej për disa muaj, po që se Serbia ka mirëbesim dhe qëllim që të arrijë marrëveshje. Sipas tij, përderisa Kosova ka bërë hapa para, Serbia ka bërë hapa prapa.

Sipas tij, shtetet mosnjohëse në BE do ta njohin Kosovën nëpërmjet “punës sistematike që po bën Kosova”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments