-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, si shkak i agresionit të kësaj të fundit ndaj Ukrainës.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se në masat kufizuese sipas vendimeve të fundit të BE-së hyjnë vendosja e çmimit tavan në lidhje me transportin e naftës ruse për vendet e treta e shtesa në listën e artikujve të kufizuar që mund të kontribuojnë në avancimin ushtarak rus.

“Ky propozim ka për qëllim miratimin e sanksioneve të reja të vendosura nga BE-ja, kundër Rusisë. Ky propozim i MPJ-së është në përputhshmëri me obligimet ndërkombtare të Kosovës dhe në koherencë me vendimet e fundit të BE-së, si dhe vazhdimësi e masave ndëshkuese kundër Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës”.

“Kufizime të çmimeve për naftën bruto dhe vajrat e naftës që kanë origjinë ose eksportohen nga Rusia nga 60 dollarë për fuqi. Eksportin e motorëve të dronëve, eksportet e mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë. Transaksionet me bankën ruse të zhvillimit rajonal dhe pezullimin e licencave të katër mediave të tjera ruse dhe sanksionim të 141 individëve dhe 49 subjekteve të tjera”, tha Sveçla, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se Kosova, duke pasur qëllimin dhe promovimin e paqes, e ka obligim si shtet që të nxjerrë një vnedim të tillë, që sipas tij, ndihmon në thellimin e bashkëpunimit me BE-në.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments