8.8 C
Tetovo
E diel, 25 Maj, 2025
BallinaLajmeKosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar...

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar të mbajtur ndonjëherë në territorin e saj. 25 mijë ushtarë nga gati 30 vende

Nga e hëna, Kosova do të jetë një nga 18 shtetet pritëse të ushtrimit ushtarak “Defender Europe 2025”, që konsiderohet si stërvitja më e madhe shumëkombëshe që është zhvilluar ndonjëherë në territorin e vendit.Në këtë operacion të udhëhequr nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë pritet të marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Pjesë e këtij ushtrimi do të jetë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të bashkëpunojë me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse në aktivitete që simulojnë operacione mbrojtëse, sulmuese dhe të stabilitetit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi se kjo është dëshmi e qartë e rritjes së rolit të Kosovës si një vend i besueshëm për partnerët strategjikë. “Defender Europe 2025” do të zhvillohet nga 26 maji deri më 9 qershor, me pjesëmarrjen e rreth 25 mijë trupave nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments