7.1 C
Tetovo
E premte, 27 Shkurt, 2026
BallinaLajme“Korridori VIII, shembull bashkëpunimi”, Begaj nga Kuvendi i RMV-së: Për biznesin është...

“Korridori VIII, shembull bashkëpunimi”, Begaj nga Kuvendi i RMV-së: Për biznesin është arterie tregtie, për qytetarët mundësi punësimi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të infrastrukturës si garanci për sigurinë dhe mirëqenien ekonomike.

Në fjalën e tij, Begaj u ndal te nevoja për një treg rajonal funksional, duke e cilësuar atë si domosdoshmëri ekonomike për vendet e Ballkanit. Ai veçoi veçanërisht Korridori VIII si një shembull konkret të ndërthurjes së sigurisë me zhvillimin ekonomik.

Më tej, Begaj theksoi gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë aktive e NATO-s, duke nënvizuar rolin e tyre në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria do të mirëpresë Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për vendin dhe për rajonin.

“Një treg rajon funksional është domosdoshmëri ekonomike. Korridori VIII, është shembulli i qartë se si bashkohet siguria dhe zhvillimi. Për biznesin është arterie tregtie, për qytetarët është mundësi punësimi.Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pjesë aktive e NATO. Shqipëria do të mirëpres Samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë”, tha Begaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments