RAN- Rastet e koronavirusit në Iran janë rritur në 13.938. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour. njohton Anadolu Agency
Ndërkohë edhe vdekjet u rritën në 724, me një rritje prej 113 rasteve brenda një dite, ndërsa 4,790 njerëz u shëruan.
Për të përballuar urgjencën, autoritetet kërkuan që popullsia të qëndronte e mbyllur në shtëpi.
“Anuloni të gjitha udhëtimet tuaja dhe qëndroni në shtëpitë tuaja. Vetëm atëherë do të shohim përmirësime,” tha Jahanpour.
Top Channel