8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKoreja e Jugut ndihmon Doganën e Maqedonisë/ 4.8 milionë dollarë për të...

Koreja e Jugut ndihmon Doganën e Maqedonisë/ 4.8 milionë dollarë për të krijuar sistemin e menaxhimit të rrezikut

Koreja e Jugut ndihmon Drejtorinë doganore të Maqedonisë me grant prej 4,8 milionë dollarësh për zhvillimin e sistemit për menaxhimin e rrezikut. Memorandumin e bashkëpunimit e nënshkruan drejtori i Doganës Stefan Bogoev dhe Ki-Dong Kim, drejtor i Byrosë për teknologji të informacionit dhe komunikimit në Shërbimin Doganor Korean. Një sistem i tillë është veçanërisht i rëndësishëm në kohën kur ne varemi nga shkëmbimi i shpejtë i të dhënave, tha drejtori Bogoev.

Implementimi i këtij sistemi është veçanërisht i rëndësishëm në një kohë kur ne varemi nga shkëmbimi i shpejtë i të dhënave. E gjithë bota aktualisht po lufton me rritjen e çmimeve dhe kjo reflektohet në ekonomi. Në të njëjtën kohë, krimi i gjen format e veta të veprimit nën mbulesën e ekonomisë së hapur. Nga atje na duhet një strategji e cila do të japë një përgjigje efektive për të gjitha sfidat me të cilat përballemi sot.”- eklaroi Stefan Bogoev, Drejtor i Administratës Doganore të Maqedonisë.

“Ky projekt u promovua me vullnet të fortë nga Drejtori gjeneral dhe nga shërbimi doganor i Maqedonisë, si dhe mbështetje aktive të shërbimit doganor të Koresë.”- tha Ki Don Kim, Drejtor i Shërbimit Doganor të Koresë së Jugut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments