Çmimet e produkteve ushqimore bazë po rriten çdo ditë dhe qytetarët duket se janë mësuar me këtë trend. Megjithatë, ka një ndryshim në çmimet e një produkti nga një treg në tjetrin.
Cenometer publikoi analizën e fundit të çmimeve të ushqimeve në tregjet në Shkup.
Një kilogram banane varion nga 69-77 denarë, limon nga 75-99 denarë, domate nga 65-112 denarë.
Kastravecat nuk janë më të lira se 70 denarë. Një litër vaj për gatim do t’ju kushtojë 135-155 denarë. Një litër qumësht nga 50-70 denarë. Djathin mund ta gjeni me çmim mbi 450 denarë për kilogram. Mishi i bluar është nga 250 e lart.
Të gjitha çmimet në marketet më të mëdha të Shkupit i gjeni në linkun e mëposhtëm
Çmimet mund ti gjeni në këtë link KLIKO