-1.6 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKontrollohet dokumentacioni i Prokurorisë së Lartë në Shkup, dyshime për ndryshmin e...

Kontrollohet dokumentacioni i Prokurorisë së Lartë në Shkup, dyshime për ndryshmin e të dhënave nga një prokuror

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e Lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik.

“Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lëndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kontrolli i dokumentacionit, thuhet në kumtesë, është bërë në tërësi në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe për të njëjtin do të përgatitet procesverbal me konstatime për të gjithë personat e pranishëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments