Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve njoftojnë se në burgun e “Idrizovës” është kryer një kontroll në repartin e hapur.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e gjësendeve të ndaluara.
“Gjatë aksionit janë sekuestruar: 50 gramë marihuanë, 48 karikues telefoni, 37 telefona celularë, 3 USB, 5 kufje me bluetooth, 3 bateri për telefona celularë dhe tableta metadon”, njoftojnë nga DZS.