2.6 C
Tetovo
E hënë, 24 Nëntor, 2025
BallinaLajmeKontrata dhe pagesa në ndërmarrjet komunale të Tetovës, Kasami: Nuk janë punësime,...

Kontrata dhe pagesa në ndërmarrjet komunale të Tetovës, Kasami: Nuk janë punësime, por shërbime që kanë bërë qytetarët

Gjatë fushatës zgjedhore, mediat publikuan kontrata të lidhura në ndërmarrjet komunale të Tetovës. Në NPK “Sharri” ishin regjistruar 141 kontrata, ndërsa në NPK “Tetova” 137 kontrata. Ndërkaq, Tetova Transport kishte lidhur 25 kontrata.

Komuna e Tetovës në vitin 2025, përmes Agjencisë për Punësim “Xhob 2012”, kishte realizuar punësime me vlerë 35 milionë denarë.pyetur për këto, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se bëhet fjalë për pagesa për shërbime të kryera, dhe se në komunën e Tetovës nuk ka pasur punësime të reja, as në administratë dhe as në ndërmarrjet publike.

 “Nuk kanë qenë kontrata të Xhobit por kanë qenë pagesa , por kanë qenë pagesa që janë bërë personave të caktuara në bazë të situatave të caktuara, ka fituar projekte ka pasur vendim të këshillit pra nuk kanë qenë , nuk kanë qenë kontrata dhe aty ka pas keqpërdorim të informatave me karakter publik. Të gjithë të punësuarit me vendim të përhershëm dhe të përkohshëm përmes agjencisë  privat tani jemi në fazën e rregullimit të ueb faqes të komunës dhe të gjithë do të jenë në ueb faqen e komunës, ne I publikuam të gjithë si listë por nuk ishte korrekte të publikoje të gjithë të punësuarit të ketë keqpërdorime , por do të jenë të punësuar përmes sektorëve dhe njësive të komunës së Tetovës”, tha Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.

Por, i pyetur nëse do të publikohen të gjitha kontratat e lëshuara, duke pasur parasysh se NPK Tetova nuk ka paguar kontributet për të punësuarit gjatë 20 muajve të fundit, ndërsa para zgjedhjeve ka lidhur 137 kontrata, Kasami u përgjigj:

“Unë mendoj se në atë aspekt do të ketë transparencë për të gjithë të punësuarit dhe në ndërmarrje sepse ndërmarrjet nga ky vit unë kam dhënë urdhëresë por kanë qenë çështje administrative që të punësuarit në ndërmarrje të jenë të punësuar në ndërmarrje , me vendim të përhershëm dhe të përkohshëm , dhe kjo nga 1 janari do të inplemetohet nga të gjithë ndërmarrjet”, u shpreh Bilall Kasami – kryetar i Tetovës.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, menjëherë pas marrjes së mandatit deklaroi se në komunën e Tetovës nuk do të ketë kontrata të fshehta dhe se të gjitha kontratat do të publikohen çdo tre muaj. Ndërkaq, një nga premtimet kryesore të Kasamit, edhe në këto zgjedhje, ka qenë transparenca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments