2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKontrabanda me postat e shpejta, blindohet kufiri në Bllacë, kontrolle të rrepta

Kontrabanda me postat e shpejta, blindohet kufiri në Bllacë, kontrolle të rrepta

Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut është duke vendosur kontroll të përforcuar në vendkalimin kufitar Bllacë se me qëllim të parandalimit të tentativave për kontrabandim të dërgesave postare.

Kështu u theksua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të SHA Posta, Orhan Kurtishi, transmeton Portalb.mk.

“Në dy raste janë parandaluar tentimet për kontrabandim të dërgesave më të mëdha me postë të shpejtë. Kemi lëvizur drejt zhdukjes së plotë të përpjekjeve të tilla. Njëkohësisht do të shkojmë me kontrolle të forta në vendkalimin kufitar”, tha Nikollovski.

Në të njëjtën kohë, të dyja palët ranë dakord për avancimin e bashkëpunimit.

Drejtoria doganore, në përputhje me kompetencat e saj, vepron në drejtim të lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe shtypjes së krimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments