2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKontestimi i Ligjit për Gjuhët në Kushtetuese, Mexhiti: Gjykatësit shqiptarë nuk pritet...

Kontestimi i Ligjit për Gjuhët në Kushtetuese, Mexhiti: Gjykatësit shqiptarë nuk pritet të marrin pjesë në seancë, vendimi s’mund të ketë legjitimitet

-Sido që të jetë ftojmë që me kujdes, uroj që Gjykata Kushtetuese të jetë në vij të interesave të shtetit, të marrëdhënieve ndëretnike dhe të një ambienti më të mirë për të gjithë, thotë zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në lidhje me vendimin që pritet të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me disa pjesë të Ligjit për Gjuhët, përcjell TV21. Mexhiti tha se pritet që gjykatësit shqiptarë të mos marrin pjesë në seancë, me çka cili do që të jetë vendimi, i njëjti nuk do të ketë legjitimitet.

“Jemi duke e ndjekur këtë, mendoj se ka një prononcim edhe prej gjykatësve shqiptarë se nuk do të marrin pjesë në seancë, mendoj që për vendime tejet të rëndësishme për shtetin, është prononcuar edhe kryetari, që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi“, tha Mexhiti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments