7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKontesti me Shkupin, Petkovi: Nuk do të bëjmë asgjë nën presion

Kontesti me Shkupin, Petkovi: Nuk do të bëjmë asgjë nën presion

Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion lidhur me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke e komentuar zhvillimin e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Sofjes.

“Nuk do të bëjmë asgjë nën presion”, deklaroi Petkov gjatë vizitës në vendin Sadovo, i cili ishte goditur nga breshri.

Siç njofton BGNES, Petkov theksoi se Bullgaria tenton të shohë nëse kërkesat dhe nevojat e saj për mbështetjen e bullgarëve në vend mund të garantohen përmes procesit evropian.

“Do t’ia lë Ministrisë së Punëve të Jashtme, sepse ata negociojnë pikërisht tani. Pyetja është nëse përmes procesit evropiane mund të garantohet pozita bullgare dhe jo dikush të na bëjë presion për çdo gjë”, shtoi Petkov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments