Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se është i alarmuar pas informacioneve se Serbia ka shtuar forca përgjatë kufirit me Kosovën, shkruan Gazeta Express.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.
Me këtë rast, Torres ka shpërndarë një shkrim të “Reuters”, e ku zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media dje ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.
Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.
“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai./Express/
As a proud and steadfast supporter and ally of the Republic of Kosovo, I am increasingly alarmed by reports of a large and sophisticated deployment of Serbian forces along the Serbia-Kosovo border.https://t.co/c81TXSMcio
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) September 29, 2023