15 C
Tetovo
E hënë, 16 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaKonflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë...

Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta – vetëm jo ajo që kishin pritur deri përpara pak ditësh liderët botërorë.

Në krye të axhendës së takimit të rëndësishëm kishte qenë konflikti Ukrainë-Rusi si dhe lufta e tarifave të Donald Trumpit kundër partnerëve tregtarë të Amerikës.Tani, në mënyrë të pashmangshme, në plan të parë të samitit tre ditor në Alberta del përplasja në Lindjen e Mesme, që ka potencialin të shkundë të gjithë botën. Vendimi i Izraelit për të sulmuar Iranin do t’i detyrojë Grupin e Shtatë fuqive perëndimore të shpenzojnë më pak kohë për çështje të tjera dhe në vend të kësaj të diskutojnë mënyrat e menaxhimit të konfliktit, thotë BBC.

Ashtu si shumë nga diskutimet e tyre, kjo do të përfshijë Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë – së bashku me Kanadanë dhe Japoninë – që kërkojnë ndikimin e SHBA-së, sepse pavarësisht faktit që Izraeli i nisi këto sulme pa mbështetjen e qartë të Washingtonit, presidenti amerikan Donald Trump është i vetmi udhëheqës me ndikim real mbi Kryeministrin e shtetit hebre, Benjamin Netanyahu.

Udhëheqësit e G7-ës, të cilët pritet të mbërrijnë në Kanada sot, i njohin rreziqet globale të sigurisë dhe ekonomisë nëse ky konflikt përshkallëzohet, duke përfshirë edhe vende të tjera, cka do të sille vec të tjerash edhe një rritje të beftë të cmimit të naftës. Megjithatë, ata mund të kenë vështirësi në arritjen e një qëndrimi të përbashkët.

Disa, si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ulje të tensioneve. Por të tjerë, si kryeministri i Japonisë, Shigeru Ishiba, e kanë dënuar sulmin e Izraelit si “të patolerueshëm” dhe “jashtëzakonisht për të ardhur keq”. Nga ana e tij, Trump i vlerësoi sulmet e Izraelit si “të shkëlqyera”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments